PLLAKA AMË
Pllaka amë është tabela kryesore me elementet e qarqeve. Përmban magjistralet (shtigjet elektrike ) të cilat mundësojnë qarkullimin e të dhënave ndërmjet komponentëve të ndryshme.
Akomodon procesorët, memoriet, vendet për zgjerim, ftohësit, çipin e BIOS-it, slotet, konektorët e brendshëm dhe të jashtëm, porta të ndryshme si dhe telat për ndërlidhjen e furnizimit me rrymë të komponentëve të ndryshme brenda pllakës.
- Një pllak amë është e njohur edhe si tabelë e sistemit, backplane ose pllaka kryesore, por ne do ta quajmë pllaka amë për t’iu përshtatur emërtimit më te zakonshëm të saj.
- Në pllakën amë gjithashtu ndodhen bazat e lidhjeve të brendshme dhe të jashtme, si dhe porte të ndryshme.
- Faktori i formës përcakton se sa komponentë individuale mund të bashkëngjiten në pllakën amë por kjo përcakton edhe formën dhe madhësinë e shtëpizës së kompjuterit. Ekzistojnë formë faktorë të ndryshëm për pllakat amë sipas të cilëve edhe kemi emërtimet përkatëse të tyre.
- Formë faktori më i zakonshëm i pllakës amë në kompjuterët desktop ishte AT, i bazuar në pllakat amë të IBM AT. Pllaka AT mund të jetë përafërsisht deri në 30 cm e gjerë. Kjo madhësi çoi në zhvillimin formave më të vogla pasi që ishin të papërshtatshme dhe zinin shumë vend.
- Një formë më e re e pllakës amë është forma ATX, e përmirësuar nga AT dizajni.
- Disa prodhues kanë forma private të bazuara në dizajnin ATX. Kjo bën që disa pllaka amë, furnizues me energji elektrike dhe komponente të tjera të jenë në papajtueshmëri me standarde e shtëpizave ATX.

No comments:
Post a Comment